Rusia mohon që astronautët kanë bartur ngjyrën e verdhë si mbështetje për Ukrainës

19 mars 2022 | 19:30

Agjencia ruse e hapësirës ka hedhur poshtë raportet e mediave perëndimore që sugjerojnë se kozmonautët rusë që iu bashkuan Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) zgjodhën të veshin kostume të verdha me zbukurime blu në mbështetje të Ukrainës.

“Ndonjëherë e verdha është vetëm e verdhë”, tha shërbimi për shtyp i Roscosmos në kanalin e tij Telegram.

“Kostumet e fluturimit të ekuipazhit të ri janë bërë me ngjyrat e stemës së Universitetit teknik shtetëror Bauman të Moskës, në të cilin të tre kozmonautët u diplomuan… Të shohësh flamurin ukrainas kudo dhe në gjithçka është çmenduri”.

Drejtori i përgjithshëm i Roscosmos, Dmitry Rogozin deklaroi në kanalin e tij personal në Telegram se kozmonautët rusë nuk kanë simpati për nacionalistët ukrainas.

Rusia, më 24 shkurt, pushtoi Ukrainën, e cila ka një flamur kaltër-verdhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Dritës 59:112 (12:30, 19:25, 15:29,…