Rusia nis stërvitjet më të mëdha ushtarake që nga Lufta e Ftohtë

11 shtator 2018 | 10:27

Rusia nisi të martën stërvitje masive ushtarake me rreth 300 mijë, përfshirë edhe ushtarë nga Kina dhe Mongolia.

Stërvitjet janë koduar si “Vostok-2018” dhe do të zhvillohen në lindje të Siberisë deri më 17 shtator.

Stërvitjet e fundit ruse në shkallë të ngjashme janë zhvilluar në vitin 1981, gjatë Luftës së Ftohtë, por “Vostok-2018” përfshin më shumë trupa.

Stërvitjet zhvillohen në kohën e tensioneve midis NATO-s dhe Rusisë.

Përkeqësimi i marrëdhënieve të tyre ka nisur prejse Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.

Stërvitjet do të ndiqen edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në 17-vjetorin e sulmeve terroriste në…