Rusia pagoi talebanët për të vrarë ushtarë amerikanë, reagon Trump

29 qershor 2020 | 09:50

Presidenti amerikan Donald Trump mohoi se ka është njoftuar mbi faktin se rusët kanë paguar talebanët për të vrarë trupat amerikane në Afganistan.

Sipas “New York Times”, e gjithë kjo histori është zhvilluar vitin e kaluar, ndërkohë që forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA dhe NATO po ndihmonin në arritjen e paqes mes autoriteteve afgane dhe talebanëve.

Militantë islamikë, besohet se kanë marrë disa herë shpërblime për shërbimet e kryera. Sipas shifrave zyrtare, në vitin 2019, 20 amerikanë u vranë në Afganistan.

“New York Times” shkruan se gjetjet i janë dorëzuar edhe Presidentit amerikan Donald Trump dhe çështja është diskutuar edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë në mars të këtij viti. Zyrtarët kanë parashtruar një sërë alternativash si kundërpërgjigje ndaj Moskës, ku nuk janë përjashtuar vendosja e sanksioneve.

Por, Trump shkroi në rrjetet sociale se ky lajm “ka ardhur nga një “burim anonim” për “New York Times”-in që merret me lajme të rreme”.

“Askush nuk më ka njoftuar, as zv/presidenti Pence apo Shefi i Stafit Meadows për të ashtuquajturat sulme mbi trupat tona në Afganistan nga rusët, ashtu siç u raportua përmes një “burimi anonim” nga Fake News New York Times. Të gjithë po e përgënjeshtrojnë dhe nuk ka pasur shumë sulme mbi ne. Askush nuk është treguar më i ashpër me Rusinë sesa Administrata Trump. Me të korruptuarit Joe Biden dhe Obama, Rusia e pati të lehtë të merrte pjesë të rëndësishme të Ukrainës. Kush është burimi i tyre?”, shkruan Trump në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e…