Rusia qëllon me dron pranë autokolonës, shpëton për “fije” kryeministri GREK dhe Zelensky

06 mars 2024 | 17:19

Një dron i dyshuar rus ka shpërthyer vetëm pak metra larg autokolonës që transportonte kryeministrin grek në Ukrainë, bëjnë me dije mediat e vendit fqinj.

Sips të dhënave paraprake, droni ka shpërthyer shumë pranë makinës ku ndodhej presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensku, dhe vetëm 150 metra larg autokolonës me kryeministrin grek.

Stavros Papastavrou, politikan grek i cili ishte pjesë e delegacionit në Ukrainë tha për mediat greke se “të gjithë janë shëndoshë e mirë”.

Takimi mes Qirjako Miçotaqit dhe Volodymir Zelenskit është duke vijuar në këto momente.

Kryeministri grek mbërriti në Ukrainë pa paralajmërim me qëllim që të qëndronte disa orë përpara se të shkonte në Bukuresht për Samitin e PPE.

Megjithatë, gjatë qëndrimit në Odessa, u lëshua alarmi për sulme ajrore.

Mediat lokale raportojnë se Odessa u godit ose nga një raketë Iskander ose një raketë Onyx. Zyrtarisht nuk është bërë asnjë njoftim lidhur me këtë sulm.

Komanda ushtarake e Odesës u bëri thirrje banorëve rreth orës 14:00 të mesditës së sotme që të shkonin në strehimore. Sipas përdoruesve të Telegram, pesë persona u vranë dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmi.

Mediat ukrainase shkruajnë se Greqia dhe Ukraina pritet të dalin me një deklaratë të përbashkët për incidentin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 08.03.2024 Punime të…