Rusia sërish paralajmëron Suedinë e Finlandën për hyrjen në NATO

20 prill 2022 | 15:45

Rusia e ka paralajmëruar Suedinë dhe Finlandën përmes kanaleve diplomatike për pasojat nëse i bashkohen NATO-s, ka thënë ministrja e Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Ne kemi lëshuar të gjitha paralajmërimet, edhe publikisht edhe përmes kanaleve diplomatike”, ka thënë ajo për televizionin “Russia-24”.

“Ato (Suedia dhe Finlanda) e dinë për këtë dhe s’kanë pse të surprizohen rreth kësaj. Janë informuar mbi të gjitha dhe në çfarë çojnë ato”, ka thënë ajo.

Parlamenti i Finlandës do të hapë sot një debat nëse do të kërkojë anëtarësimin në NATO, pasi pushtimi rus në Ukrainë shkaktoi rritje të mbështetjes politike dhe publike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake.

Pavarësisht paralajmërimit të Rusisë për vendosje bërthamore në Baltik nëse Finlanda dhe Suedia fqinje i bashkohen aleancës ushtarake, kryeministrja e Finlandës tha se vendi i saj tani do të vendoste shumë shpejt nëse do të aplikonte për anëtarësim.

Suedia po diskuton gjithashtu nëse do të paraqesë një ofertë anëtarësimi pas pushtimit të Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar…