Rusia shkatërron laboratorin radioaktiv në Çernobil

24 mars 2022 | 00:34

Forcat ruse në Ukrainë kanë shkatërruar një laborator në centralin bërthamor të Çernobilit që punonte për të përmirësuar trajtimin e mbetjeve radioaktive.

Forcat ruse e morën nën kontroll Çernobilin në fillim të sulmit ndaj Ukrainës muajin e kaluar. Agjencia shtetërore ukrainase, që menaxhonte Çernobilin, zona e aksidentit më të rëndë bërthamor në Evropë në vitin 1986, thotë se laboratori prej 6 milionë dollarësh, ishte ndërtuar me investimet e Bashkimit Evropian në vitin 2015.

Laboratori përmbante mostra me radioaktivitet të lartë, që tani janë në duart e armikut”, thotë agjencia shtetërore ukrainase, duke shtuar se sistemi monitorues për nivelin e radioaktivitet përreth Çernobilit nuk po funksionon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një video-adresimi, u bëri thirrje…