Rusia sulmon Kievin në sulme të reja ajrore, nuk raportohet për viktima

25 korrik 2023 | 11:17

Ushtria e Ukrainës ka pretenduar se Rusia ka nisur një sulm ajror në Kiev në orët e para të mëngjesit të së martës.

Kreu i administratës ushtarake në Kiev, Serhiy Popko  ka thënë se sistemet e mbrojtjes ajrore “po angazhohen”.

“Në periferi të Kievit, sistemet e mbrojtjes ajrore po angazhohen (në zmbrapsjen e sulmit)”, ka shkruar ai në kanalin e mesazheve Telegram.

Ai pason një breshëri sulmesh në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, pas tërheqjes së Moskës nga marrëveshja e grurit në Detin e Zi.

Marrëveshja kishte lejuar eksportin e sigurt të grurit nga portet e bllokuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fundi i marrëdhënies me Milanin, ishte një surprizë që erdhi…