Rusia sulmon Kievin pas përfundimit të armëpushimit treditor
Sulmet ajrore ruse ishin duke u zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Kiev , pasi skadoi një armëpushim treditor, njoftoi kreu i komandës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, Timur Tkachenko, nëpërmjet Telegramit.
“Mjete ajrore pa pilot të armikut janë aktualisht mbi Kiev. Ju lutemi qëndroni në strehimore derisa të hiqet alarmi. Mund të ketë zhurmë”, tha Tkachenko, duke iu referuar një droni që u rrëzua në një ndërtesë apartamentesh në lagjen Obolonskyi.
Ky është alarmi i parë i tillë në kryeqytetin ukrainas që nga 8 maji. Një armëpushim treditor, i shpallur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, filloi të shtunën.
Të dy vendet kanë akuzuar njëra-tjetrën për një sërë shkeljesh të armëpushimit ndërsa ai ishte në fuqi.
Kievi ka akuzuar ushtrinë ruse për sulme me dronë në pjesën lindore të vendit, dhe Moska ka akuzuar ushtrinë ukrainase për sulme në rajonin e Belgorodit.



