Rusia teston me sukses raketën supersonike
Rusia ka deklaruar se ka testuar me sukses raketën “supersonike”, për të cilën presidenti rus, Vladimir Putin ka pretenduar këtë muaj se ka kapacitet për të fluturuar 10 herë më shpejt se shpejtësia e zërit.
Raketa “Kinzhal” është lansuar nga sot nga rajoni ushtarak në jug të Rusisë, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.
“Lansimi ka shkuar sipas planit, raketa supersonike ka qëlluar cakun në procesin e testimit”, ka bërë me kjo ministri.
Kjo raketë ka qenë pjesë e sistemit të ri të armëve, të cilat i ka prezantuar Putini, në fjalimin e tij drejtuar kombit më 1 mars, pak para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në këtë vend që mbahen më 18 mars.
Raketa mund të bart koka bërthamore dhe konvencionale në një distancë prej më shumë se 2,000 kilometrave, ka thënë presidenti rus, duke prenteduar se ajo tejkalon sistemet e mbrojtjes ajrore.
Raketa është vendosur në rajonin ushtarak jugor nga 1 dhjetori, pati thënë ai.
Në kuadër të armëve që pati prezantuar në fjalim, presidenti rus ka përmendur edhe testimin e raketës balistike ndërkontinentale, “Sarmat”, e cila sipas tij ka tejkaluar paraardhësen e saj.
Zëdhënësja e Pentagonit, Dana White ka hedhur poshtë komentet e Putinit, duke thënë se ushtria amerikane ka kapacitet për ta mbrojtur shtetin nga çdo kërcënim.
Ndërsa zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, ka thënë se me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në Rusi, Putin “është duke luajtur me audiencën e brendshme”.