Rusia thotë se rrëzoi raketa mbi Krime dhe rajonin e Rostovit

09 korrik 2023 | 15:18

Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar dy raketa të dielën, kanë zyrtarët rusë, një mbi gadishullin e aneksuar të Krimesë dhe një tjetër mbi rajonin jugor të Rostovit të Rusisë që kufizohet gjithashtu me Ukrainën.

Një raketë lundrimi është rrëzuar pranë qytetit të Kerçit në gadishullin e Krimesë, pa shkaktuar dëme apo viktima, ka shkruar guvernatori i instaluar nga Rusia, Sergei Aksyonov, në aplikacionin e mesazheve “Telegram”.

Ai nuk ka specifikuar se nga ishte lëshuar raketa.

Krimea është aneksuar nga Rusia nga Ukraina në vitin 2014, por njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se lëvizja e trafikut në urën e Krimesë që lidh gadishullin me kontinentin rus u rivendos pas një pezullimi të dukshëm. Nuk është dhënë asnjë arsye për ndalimin e trafikut.

Në një rast tjetër, mbrojtja ajrore ka rrëzuar një raketë ukrainase në rajonin Rostov të Rusisë, ka thënë guvernatori Vasily Golubev në “Telegram”, shkruan “BBC”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint Germain (PSG) e ka zyrtarizuar transferimin e Lucas…