Rusia tregon “dhëmbët” me paradë ushtarake në Sheshin e Kuq

09 maj 2021 | 17:01

Në Rusi u festua të dielën “Dita e Fitores”, dita kur forcat ruse mposhtën ato gjermane dhe nazizmin në Europë. Presidenti Putin, tha se rusët janë krenarë për atë që arritën, ndërsa qortoi Perëndimin për “rusofobinë”.

Rusia shënoi me një paradë ushtarake 76-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste, që i dha fundin edhe Luftës II Botërore në Europë.

Parada filloi me parakalimin e këmbësorisë që mbante flamurin rus dhe atë të fitores, të njëjtën banderolë që forcat ruse valëvitën në maj të 1945-ës mbi parlamentin gjerman, Rajshtagun. Presidenti Vladimir Putin, veteranë lufte dhe të ftuar ndoqën paradën e mbi 12 mijë trupave, 190 mjeteve dhe 76 avionëve e helikopterëve.

Rusia tregon "dhëmbët" në Sheshin e Kuq, ndërsa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të shënuar Ditën e Evropës, Zyra e Bashkimit Evropian…