Sa gjoba trafiku u dhanë në 24 orët e fundit në Kosovë?
21 maj 2026
| 10:27
Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 504 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Sipas raportit policor, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 15 aksidente trafiku me persona të lënduar.
36 aksidente të tjera kanë përfunduar me dëme materiale, transmeton Klankosova.tv.



