Sa më parë të merren masa për shkarkimin e Thaçit

08 prill 2020 | 10:31

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kërkuar shkarkimin e kryeshefit të “Infrakosit”, Agron Thaçi. Sipas tij, Thaçi ka aktakuzë, andaj ka shkruar se sa më parë duhen ndërmarrë masat për shkarkimin e tij.

“Duhet të merren masa ndaj kryeshefit ‘Infrakos’, Agron Thaçi, i cili ka aktakuzë nga Prokuroria. Shkarkimi i bordit të drejtorëve të ‘Infrakos’-it është bërë per shkak se nuk kanë marrë masa ndaj kryeshefit duke lejuar kështu me vetëdije humbje e keqpërdorime në kurriz të ndërmarrjes, ky duhet të përjashtohet dhe t’i merret projekti multilionësh, ky bord këtë funksion e ka tashmë”, ka shkruar Bajqinovci në “Facebook”.

Shkrimi i plotë i Bajqinovcit:

Duhet të merren masa ndaj kryeshefit “Infrakosit” Agron Thaçi, i cili, ka aktakuzë nga Prokuroria.

Shkarkimi i Bordit të Drejtorëve të “Infrakos”-it është bërë per shkak se nuk kanë marrë masa ndaj kryeshefit duke lejuar kështu me vetëdije humbje e keqpërdorime në kurriz të ndërmarrjes, ky duhet të përjashtohet dhe t’i merret projekti multilionësh, ky bord këtë funksion e ka tashmë.

Sipas Prokurorisë, Thaçi dyshohet se gjatë vitit 2013 në Fushë Kosovë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete.

“Me këto mosveprime, pronën, patundshmërinë si dhe infrastrukturën e hekurudhës në pjesën e Komunës së Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëme materiale.

Për keqpërdorimet në këtë ndërmarrje që menaxhon me infrastrukturën hekurudhore dhe që ndodhet buzë falimentimit, mediat kane raportuar vazhdimisht.

Në prill të 2014, një kontratë qiraje e lidhur me kompaninë “Konet” për një periudhë dhjetëvjeçare, i siguronte “Infrakos”-it, pagesë për shfrytëzimin e gypave mbrojtës të kabllos optike në shumën prej 6,947,352 eurosh.

Ndërkaq, për shfrytëzimin e godinave teknike parashihej pagesë tjetër prej 849,341 euro. “Infrakos” megjithatë kishte arkëtuar vetëm 165.118 euro. Marrëdhënia kontraktuale nuk ishte shkëputur. Madje, “Infrakos” kishte tërhequr nga gjykata një kërkesë për përmbarimin e borxhit.

Përkundër këtyre, kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Agron Thaqi ishte shpërblyer me një mandat shtesë. Këto nuk krijojnë thjesht përgjegjësi disiplinore e materiale për çka do të duhej te ndodhte shkarkimi për shkak të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prindon Sadriu, bashkëshorti i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa…