Sa të shqetësuar duhet të jemi për hantavirusin?
Pasagjerët nga anija turistike e goditur nga një shpërthim i hantavirusit po evakuohen dhe po dërgohen në vendet e tyre për t’u izoluar dhe për të marrë trajtim mjekësor nëse është e nevojshme.
Sipas BBC, zyrtarët thonë se rreziku i përhapjes së infeksionit tek publiku i gjerë mbetet i ulët.
Ekuipazhi dhe pasagjerët tani janë në vetëizolimin për më shumë se një muaj për të shmangur çdo përhapje të mundshme.
Tre prej tyre vdiqën në bord pasi udhëtuan me anijen, e cila u nis nga Argjentina një muaj më parë, ndërsa Katër të tjerë u evakuuan nga anija për trajtim mjekësor pasi rezultuan pozitiv me Hantavirus.
Në një përditësim të enjten, transmeton Klankosova.tv, Dr. Maria Van Kerkhove nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) theksoi se nuk ishte fillimi i një pandemie, duke thënë: “Ky nuk është Covid, ky nuk është grip, përhapet shumë, shumë ndryshe.”
Ndryshe nga sëmundje të tilla si fruthi, të cilat janë shumë ngjitëse dhe përhapen lehtë, lloji i hantavirusit të Andeve që qëndron pas shpërthimit nuk është aq ngjitës.
Përhapja nga njeriu te njeriu është e mundur, por rreziku i infeksioneve globalisht mbetet i ulët, thotë OBSH.
Hantavirusi nuk përhapet në botën e jashtme përmes kontaktit të përditshëm shoqëror, si ecja në hapësira publike, dyqane, vende pune ose shkolla, thotë Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA).
Simptomat zakonisht shfaqen midis dy dhe katër javëve pas ekspozimit ndaj virusit, por mund të ndodhin më shumë se një muaj më vonë, prandaj periudha e rekomanduar e izolimit për pasagjerët është kaq e gjatë.
Ekzistojnë teste të cilat konfirmojnë infektimit, por nuk ka trajtim specifik, megjithëse mbështetja e hershme mjekësore në spital mund të përmirësojë gjendjen e personave të infektuar.



