Sabit Istogu i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

10 dhjetor 22:14

Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar Sabit Istogu, gazetar i luftës çlirimtare, reporter nga Drenica për TVSh dhe Deutsche Welle, publicist, punëtor i Rilindjes, Bujkut dhe RTK-së. 

“Z. Istogu jeton në Skënderaj dhe me prejardhje është nga fshati Palluzhë. Angazhimi dhe kontributi i tij në paqe e në luftë është i mirënjohur jo vetëm në Drenicë por edhe në mbarë Kosovën e më gjerë. Jemi të nderuar e të gëzuar që në mesin tonë e në radhët tona e kemi Bacën Sabit”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” lideri i LV-së, Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i është përgjigjur…