Sabotazhi, diversioni dhe aneksimi

29 tetor 2021 | 21:59

Shkruan: Arben Dashevci, njohës i qështjeve të Sigurisë 

Gjithsesi kjo temë është shumë komplekse dhe e ndjeshme në këto kohëra të turbullta që po ndodhin rreth nesh, respektivisht afër kufirit që kufizion shtetin tonë Republikën e Kosovës me “fqinjët”.

Janë lojëra shumë të rrezikshme dhe tentimet për destabilizime dhe sabotazhe nuk kanë të ndalur.

Atë po e bënë shteti Serb në krye me Vuçiçin propagandues dhe Dodikun famëkeq, përkrahjen direkte nga Rusia, me lojen e tij tash më të njohur “Bota Serbe”.

Kush do që sheh këta dy politikan, dhe mendon se nuk duhet marrur seriozisht ose janë të çmendur e kanë gabim, ky është plani i tyre afatgjatë i nacionalizmit Serb është definitivisht projekt i Serbisë së madhe, projekt ky të cilit i dha krah edhe Presidenti të atëhershëm, kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq.

Ky projekt synonte bashkimin e të gjitha zonave të ish-Jugosllavis federale ku jetojnë Serbët, por dështoi dhe ky plani i tij por jo edhe përpjekjet e tyre.

Ky projekt nuk është braktisur kurrë dhe është ringjallur me një emërtim të ri si 

“Bota Serbe” dhe kjo “Botë Serbe” ma tendenca direkt në Republikën Srbska në Bosnjë dhe Herzegovinë, Malin e zi dhe Republiken Kosovës, pikërisht në këto zona po nisin provokimet, sabotazhet, kërcënimet etj.

Vendosja e trupave Serbe afër kufirit me shtetin tonë si pretekst për të mbrojtur pakicën Serbe (mirëpo qëllimet ishin absolut krejt tjetër).

Qëllimi real ishte dhe është aneksimi i pjesës veriore dhe këtu pikë dyshimi nuk duhet patur, duke e njohur dëshirën e flakur të Serbisë për tokat Shqiptare.

Në Malë të Zi qëllimi primar është krijimi i një qeverie pro-serbe dhe të servilosur ndaj Serbisë, kurse në Bosnjë dhe Herzegovinë është krijimi i një Republike Serbe të pavarur dhe bashkimi i saj me Serbin e madhe. 

Këta të dy (Vuqiq-Dodik) së bashku me Rusin po bëjnë çmos që ta tronditin Evropën dhe pozicionin e inistitucioneve ndërkombëtare me specifikisht në Bosnje dhe Herzegovinë.

Dodiku dhe Kremlini dëshirojn ta shfuqizojnë insititucionin e lartë në BH.

BE-po qëndron indiferent dhe nuk po paraqet plan parandalimi për politikat e aneksimit të territoreve në Ballkanin Perëndimor.

Bota duhet të veproj urgjentisht para se të bëhet vonë për çdo kundër masë tjetër, sepse Ballkani është i njohur si zone e luftës dhe konfliktet ndëretnike janë zhvilluar dhe janë të nxehura edhe momentalisht.

Duhet të jemi sy hapur dhe tepër vigjilent karshi këtyre lojërave shumë të rrezikshme, që po i zhvillon Serbia me aleatët e vet gjithmonë kundër nesh.

Çka nënkuptojm me sabotazh?

Sabotazhi – është veprimtari e paramenduar dhe e fshehtë, me qëllim që të shkatrroj  pasurit ekonomike të një vendi, duke punuar veçanarisht në forma dinake me grupe, persona e organizata, të cilat punojnë në menyrë të sofistikuar në vende specifike me detyra të veçant në menyrë që të gatuhen intrigat e dëmet ndaj Republikes së caktuar, rreziku që vjen nga këto konspiracione është fatal.

Është karakteristike për sabotator, që me punën ose mos punën e tyre të shkaktojnë sa më shumë dëme, dhe njëkohësisht të fitohet përshtypja se dëmi erdhi nga rasti, pakujdesia, dhe shumë shembuj të tjerë, ku qëllimi i tyre primar është dëmi dhe shkatërrimi nga brenda, siç thuhet me të drejt: “Kalaja shembet nga brenda”.

Diversioni: Është, përgjithësisht shkaktimi i dëmeve ndaj interesave të ndonjë grupi ose shoqërisë në tërësi.

Në të drejtën ndërkombëtare, çdo sulm i papritur i një vendi në vendin tjetër (ashtu si po na kërcënon Serbia pothuajse çdo ditë), në qoftë se është fjala për aksione të armatosur ose për një grup të vogël të armatosur, të përgaditur me vetëdije në mënyrë speciale, i cili realizohet duke zhdukur, djegur, sulmuar objektet të rëndësishme, pikat kruciale të një Republike demokratike: objektet kufitare, kullat vëzhguese, ndërtesat në të cilat ndërtohen politika ekonomike, etj, me qëllim te minimit ose rrëzimit të pushtetit, krijimit të panikut mes popullatës, pastaj tjerë (shembuj të mëparshëm kemi vurjen e zjarrit të portës 1 dhe 31, në Jarinje-Bërnjak).

Në legjislacionet ndërkombëtare, është vepër kundër sigurisë së shtetit, rendit e qetësisë publike të cilën e kryejnë organizatat terroriste ose në rastet të caktuara grupet poltike, etj.

Diversioni ka kuptim politik, diversioni nënkupton largimin e vëmendjes se kundërshtarit, fshehjen e gjurmëve dhe të qëllimit, aktit pas të cilit fshihet akti i vërtetë i cili përgaditet, dhe për të cilin akti i parë, shërben si kamuflazh (bota e ambalazhit, me brendësi të rrezikshme). Veprimtari dëmprurëse që zhvillon një shtet armik në një vend tjetër a në prapavijat e kundërshtarit me anë të agjentëve të vet a të grupeve të posaçme, duke bërë sabotime, shkatërrime, vrasje etj. 

Në marrëdhëniet ndërkombëtare, çdo futje e grupeve të vogla të armatosura nga një vend në territorin tjetër, konsiderohet si diversion.

Diverzioni në ligjet e disa shteteve është i caktuar si vepër kriminale eliminimi i objekteve me rëndesi të ekonomisë popullore.

Veprimi i veprës kriminale përbëhet nga eliminimi ose dëmtimi, ndërsa objekti mund të jetë, pasuri shoqërore por edhe private, e cila ka rëndësi më të madhe për ekonomin popollore të vendit të caktuar.

Kryesi i diversionit, quhet diversant.

Diversioni kualifikohet vepër penale kundër popullit dhe shtetit, por për kualifikimin e veprës, kërkohet edhe qëllimi subjektiv i dëmtimit, minimit të pushtetit ose ekonomisë.

Për këtë arsye, është e nevojshme, që shkatërrimi të jetë i llojit, që jetë i përshtatshëm të minoj pushtetin ose ekonomin, ndërsa vepra është e kryer me paraqitjen e pasojave.

Veprimet diversante, janë formë specifike dhe e veçant e veprimeve luftarake kundër forcave,mjeteve dhe objekteve , duke aplikuar diversionet.  

Diversionet karakterizohen me ofensivitet, befasi, shpejtësi të veprimit, fshehtësi, përgaditjeve të detajuara dhe me efekte të mëdha, të cilat tejkalojn forcat e angazhuara dhe mjetet e sofistikuara.

Organizohen dhe realizohen në tokë, detra, liqene, lumenjë, dhe cdokund ku gjendën forcat dhe mjetet e kundërshtarit.

Diversionet i realizojnë, zakonisht diversantët dhe njësit diversante, dhe mund të angazhohen për këto punë edhe popullata (shembull konkret Veriu i Kosovës).

Qëllimi i veprimeve diversante është shkaktimi i sa më shumë dëmeve në njerëz, dhe mjete teknike të kundërshtarit, krijimin e pasigurisë së vazhdueshme, pengimin e konsolidimit të institucioneve të kundërshtarit, shteti armik.

Veprimet e sukseshme diversante, perveç efekteve material, kanë edhe efekt të fuqishëm negativ psikologjik.

ANEKSIMI: Është bashkimi i dhunshëm i një pjese apo një teritori të plotë i cili gjendët nën sovranitetit e një tjetër shteti.

Shembuj kemi shumë, sepse Serbia në B e H, synon ta ankesoj një pjesë të këtij shteti, të ne kurrë nuk mundet, mundohet ta aneksoj pjesën veriore të Shtetit tonë Kosovës por dështon.

Po e përsërisë edhe njëhere, nuk mundet kurrë dhe as atëhere sepse me pavarsinë e Kosovës ka mbaruar puna e aneksimit të ndonjë pjese të shtetit tonë, kufinjet tanë janë të njohur ndërkombëtarisht dhe nuk lëvizin nga 17 Shkurti 2008.

Me pavarsinë e Kosovës ëndërrat e Serbisë mbesin ëndrra dhe ka argumente të panumërta që janë vetëm dëshira të sëmura të tyre, një shtet që shkaktoj tri luftra në Ballkan dhe synon vetëm pushtimin e pakompromisët.

Aneksimi është i kundërt me të drejtën e  popujve për sovranitetin e përhershëm mbi burimet e tij, të drejtën e popujve për vetëvendosje, si dhe postulatet e pavarsisë politike të shteteve dhe deklaratat: “Deklarata mbi sovranitetin e përhershëm mbi resurset natyrore” të vitit 1962, dhe “Deklarata mbi ndalimin e ushtrimit të veprimtarive në punët e brendshme të shtetit” të vitit 1981. “Deklarata mbi sovranitetin e përhershëm mbi resuret natyrore” thotë që dëmtimi i të drejtave të popujve dhe kombëve mbi sovranitetin mbi pasuritë dhe resuret natyrore të tyre është në kundërshtim me frymën e “Kartës së KB dhe ajo vështirëson vendosjen e bashkëpunimit bilateral ndërkombtar dhe ruajtjen e paqës.

Nga shtetet anëtare kërkohet që të përmbahen nga secila formë e ndërhyrjës së dukshme apo të fshehur në punë të brendshme të shteteve të tjera, duke përfshirë përdorimin e dhunës dhe marrjen e territorit të huaj.

Edhe “Akti përfundimtar i Helsinkit” Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë nga viti 1974 bazohet në të njejtat parime, Akt ky i cili rregullon marëdhëniet shteteve evropiane.

Pra lexuat, dhe keni argumentet e patjetërsueshme se ëndrrat e Serbisë do të mbeten vetëm ëndrra, provokimet kundër nesh nuk do të ndalen, tentimet e njëpasnjëshme të Serbisë për destabilizimin e vendit tonë dhe regjionit nuk do të ndalen, reagimet e Vuqiqit edhe për imtësirat më të vogla me moton “BËRJA E MIZËS BUALL”, sepse këto janë strategjit e kokave pushtuese, as ato nuk do të ndalen, paraqitja e tij si viktim para opionit ndërkombëtar as kjo nuk do të ndalet, është mjeshtër i propagandës dhe aktor i mirë, mirëpo Shteti ynë është vigjilent dhe syhapur karshi qdo rreziku që na kanoset.

Jemi duke avansuar si Shtet në qdo pikëpamje, barrierat po i tejkalojmë me profesionalizmin maksimal, kemi vështirësi por po ia dalim me sukses të plotë.

Dhe për ta përfunduar dhe thjeshtësuar dhe kuptuar shkrimin tim dhe qëllimin e tij final: Barierave ju themi rrëzohuni ose ju rrëzojm ne, deshët ose nuk deshët, keni dëshirë ose jo, Shteti dhe ligjet duhet të respektohen në përpikëmeri, në tërë teritorin e Republikes së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Portugali është…