Sadri Ramabaja: Ramush Haradinaj është gjeneral lufte, si askush tjetër nga të gjallët

28 janar 2025 | 12:58

Profesori dhe analisti politik, Sadri Ramabaja, ka reaguar pas deklaratave të ministres Donika Gërvalla, e cila e ka quajtur Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”.

Ramabaja nuk është pajtuar me këtë deklaratë të Gërvallës, e cila ka ngjallur shumë reagime të shumta.

Ai ka thënë së Haradinaj është gjeneral luftë, si askush nga të gjallët.

“Kjo gradë, për ata që e njohin mirë historinë e UÇK-së, betejat që ka bërë ajo, nga të gjallët sot, vështirë se do të mund t’i takonte dikujt tjetër, përveç Ramush Haradinajt”, ka shkruar Ramabaja në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Kjo gradë, për ata që e njohin mirë historinë e UÇK-së, betejat që ka bërë ajo, nga të gjallët sot, vështirë se do të mund t’i takonte dikujt tjetër, përveç Ramush Haradinajt.

Grada e gjeneralit të luftës është një nga më të lartat në hierarkinë ushtarake dhe zakonisht i rezervohet komandantëve me përvojë të gjatë dhe të shquar në fushën e luftës. Kjo gradë nuk ekziston në të gjitha forcat ushtarake, por ku ekziston, ajo shoqërohet me kritere strikte dhe procese rigoroze për t’u arritur.

Disa nga kriteret themelore që do të duhej përmbushur kandidati për këtë gradë ushtarake, e që ndërlidhen me meritat dhe kontributet në luftë, janë:

1. Të ketë qenë udhëheqës betejash; të ketë udhëhequr operacione të suksesshme në luftë, duke treguar aftësi strategjike dhe taktike të jashtëzakonshme;
2. Të ketë kontribuar në fitoret ushtarake, veçanërisht në konflikte të mëdha ose beteja vendimtare;
3. Një gjeneral i luftës duhet të ketë luftuar për mbrojtjen e interesave të vendit të tij në situata kritike.

Kjo gradë, për ata që e njohin mirë historinë e UÇK-së, betejat që ka bërë ajo, nga të gjallët sot, vështirë se do të mund t’i takonte dikujt tjetër, përveç Ramush Haradinajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lyoni e ka shkarkuar trajnerin Pierre Sage, pas një serie…