Sahle-Work Zewde bëhet presidentja e parë grua e Etiopisë

25 tetor 2018 | 17:38

Parlamenti i Etiopisë ka zgjedhur për presidente Sahle-Work Zewde, gruan e parë në këtë pozitë.

Sahle-Work është një diplomate me përvojë, e cila tani është po ashtu presidentja e vetme grua në kontinentin e Afrikës.

Zgjedhja e saj në pozitën ceremoniale vjen një javë pasi kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, emëroi një kabinet me gra në gjysmën e pozitave.

Pas betimit, presidentja Sahle-Work ka premtuar se do të punojë për ta bërë barazinë gjinore një realitet në Etiopi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U17 e Kosovës në futboll ka zhvilluar sot stërvitjen…