“Saja fluturuese” vlerësohet me çmimin “Ymer Elshani”

27 dhjetor 2023 | 22:11

Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva” në takimin përmbyllës XXIV, që u mbajt më 27.12.2023 në Bibliotekën “Hivzi Sulejemnai” në Prishtinë, e shpërbleu “Sajën fluturuese” me çmimin “Ymer Elshani” për librin më të mirë për fëmijë të botuar ndërmjet dy karvanëve.

Libri “Saja fluturuese”, me ngjarjet që trajton, i këshillon të vegjlit që në abetare ta përvetësojnë shkrim-leximin – çelësin magjik, me të cilin hapet dera e botës së mrekullive të dijes.

Autori i librit “Saja fluturuese” është Avni Dehari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka kryer sot disa bastisje në veri…