Salah: E dua Realin në finale

04 maj 2022 | 11:07

Liverpool është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve. “Reds” e mposhten Villarealin në “El Madrigal” me rezultat 2-3.

Ylli i ekipit nga “Anfield Road” Mo Salah ka deklaruar se dëshiron hakmarrjen ndaj Realit të Madridit.

“Dua të luajë kundër Real Madridit. Nëse po më pyetni mua personalisht, dua ta kem përball Realin”, ka thënë ai pas ndeshjes. Real Madrid dhe Liverpool ishin përballur në vitin 2018-të në Kiev të Ukrainës, ku “Los Blancos” kishin triumfuar me rezultat 2-1.

Në këtë ndeshje Salah ishte larguar nga loja për shkak të lëndimit të krahut, nga ana e mbrojtësit Sergio Ramos.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka pësuar lëndime trupore pas një vetaksidenti që…