Salah largohet nga Liverpooli? Kloppi flet për të ardhmen e egjiptianit

25 gusht 2023 | 12:27

Jurgen Klopp ka këmbëngulur se Mohamed Salah nuk është në shitje dhe është i përkushtuar te Liverpooli në me të interesimit të vazhdueshëm nga Arabia Saudite.

Mediumi “The Athletic” ka raportuar të enjten se skuadra e Superligës së Arabisë Saudite, Al Ittihad, kishte rindezur interesin e tyre për sulmuesin egjiptian.

Ky medium ka theksuar se klubi saudit ishte i gatshëm ta paguante mbi 100 milionë euro te “Reds” dhe ta bënte egjiptianin më të paguar se Cristiano Ronaldo.

Megjithatë, është e paqartë në këtë fazë nëse një marrëveshje për Salah do të realizohet, me Liverpoolin që 31-vjeçarin nuk e ka në shitje.

Agjenti i Salah kishte hedhur poshtë raportet në fillim të gushtit që lidhnin lojtarin me një lëvizje në klubin e Arabisë Saudite, ndërsa tani edhe Kloppi, ka këmbëngulur të njëjtën gjë.

“Nuk ka asgjë për të folur nga këndvështrimi ynë. Nëse do të kishte diçka (një ofertë), atëherë përgjigja do të ishte jo”, ka thënë Kloppi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka mbajtur konferencën e tij…