Salahu rinovon kontratën me Liverpoolin

01 korrik 2022 | 17:30

Mohamed Salahut edhe zyrtarisht sot ka rinovuar kontratën me Liverpoolin. Klubi anglez ka njoftuar këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me egjiptianin, i cili vlerësohet si një prej futbollistëve kryesorë.

Me kontratën e re, Salah do të jetë i lidhur me Liverpoolin deri më 30 qershor 2025. 30-vjeçari është pjesë e “Të Kuqve” që nga viti 2017, kur u transferua nga Roma për 42 milionë euro. Gjatë pesë vjetëve të tij në “Anfield”, ai ka shënuar 156 gola në 254 paraqitje zyrtare. Salah me Liverpoolin e ka fituar njëherë titullin e kampionit në Premierligë, një trofe të Kupës FA dhe Kupës së Ligës.

Egjiptiani gjithashtu ka ndihmuar skuadrën që të fitojë njëherë trofeun e Ligës së Kampionëve dhe atë të Kupës së Botës për Klube.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është penduar…