Sali Berisha bllokon foltoren në Kuvend, Garda e rrethon, hyn live në “FB”

24 nëntor 2022 | 14:16

Deputetët demokratë kanë kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin e vendit, Edi Rama në seancën e sotme parlamentare, lidhur me situatën e krijuar në vend nga përmbytjet.

Gjatë seancë maratonë të së enjtes, pritet të miratohet buxheti dhe paketa fiskale 2023.

Në rend dite është futur marrëveshja me Portin e Durrësit, e cila ka shkaktuar shumë debate mes opozitës dhe mazhorancës.
Opozita e cilëson si një aferë korruptive pasi mazhoranca kërkoi ta kalonte me procedurë të përshpejtuar dhe akuzon qeverinë se nuk ka bërë transparencë.

Kryetari i PD-së, Sali Brisha, ka bllokuar foltoren në Kuvend, derisa Garda e ka rrethuar.

Pas këtij veprimi, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ia ndërpreu fjalën Berishës, dhe ky pastaj nga foltorja hyri live në “Facebook” duke vazhduar fjalimin.

Nga ana tjetër, PS thotë se nuk është një aferë, por një do të bëhet një nga portet më të mëdha në Mesdhe dhe do të përkthehet në të ardhura për vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për marrëveshjen për Portin e Durrësit.

Në fjalën e tij të mbajtur në seancën plenare sot në Kuvend, Rama tha se gënjeshtrat e opozitës shpërndahen nëpër botë, duke i prishur imazhin dhe duke dëmtuar Shqipërinë. Me ton ironizues dhe mjaft agresiv Rama e cilësoi opozitën, si opozitë rublash nga një komunist dhe një spiun të komunizmit.

Ndër të thera Rama tha se Porti i Durrësit do të sigurojë 12 mijë vende pune në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Shaqiri është një nga këngëtarët më të dashur për…