Sali Bislimi kërkon që të ngritet zëri për lirimin e ish-presidentit Thaçi

13 qershor 2021 | 22:00

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka bërë me dije se ka dërguar në Hagë një letër të rekomanduar për ish-presidentin Hashim Thaçi, por Dhomat e Specializuara kanë kërkuar që letra të dërgohet pa rekomandim.

Ai ka thënë se ish-presidentit Thaçi i është bërë komplot.

Bislimi ka bërë thirrje që të ngritet zëri për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Në burgun e Hagës drejtova një letër të rekomanduar presidentit Thaçi, por siç e shiheni miq të mi, burgu nuk ka autoritet per ta pranuar një letër të nënshkruar!
Presidentit Thaçi i është bërë një gabim ligjor ose më mirë me thanë një komplot sikur Alfred Dreyfus-it. O ju intelektualë të Kosovës, lideri Hashim Thaçi iu ka çliruar pikërisht që të bëheni të guximshëm, por ju akoma keni mbetur frikacakë nën ndjenjën e pushtuseve Serbo-anadollak, ngritëni zërin.
Krishti na ndihmoft, LIRI PËR PRESIDENTIN!!!”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar pjesa e parë mes Kombëtares së Holandës dhe…