Sali Bislimi: Nuk dua të zgjohem dhunshëm me këngët serbe në Shqipëri

09 gusht 2021 | 11:21

Nga: Sali Bislimi

Të dashur miq,
Bregdetit shqiptar i mungojnë këngët e bukura për atdheun, në mungesë të tyre pronarët injorantë në disa lokale dhe plazheve ngritin zërimin me këngët serbe për të provokuar dhe nënçmuar Kosovën.
Besoj se shteti serb në mënyrë të organizuar ka bërë që mijëra familje të pushojnë në bregdetin tonë.
Me vjen keq që emocioni im me tradhtoi dhe nuk munda të jem indiferent ndaj këtyre fenomeneve negative duke pasur parasysh që shteti serb akoma sillet barbarisht me Kosovën, pa harruar mijëra shqiptarë të Kosovës që janë kidnapuar në Kosovë dhe vrarë në Serbi dhe akoma shteti serb nuk i riatdheson dhe nuk kërkon falje.
Shqipëria dhe shqiptarët kudo që janë duhet të marrin përgjegjësi sepse demokracia përcakton përgjegjësin e çdo individi ndaj shoqërisë, dhe si komb dalim shumë qesharak para botes së qytetëruar dhe pak serioz si komb evropian.
Dua të revoltohem dhe nuk dua të zgjohem dhunshëm me këngët arabe në Kosovë dhe ato serbe në Shqipëri!
Na keni lodhë ju biznesmen fetarë dhe tregtar që luani me ndjenjat e shqiptarëve.
Turp!

(Autori është drejtor i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neymar është duke kaluar disa ditë pushimi me një “bombë”…