Sali Bislimi: Qeveria e ekstremit të majtë VV duhet të shkojë në opozitë për tri arsye madhore
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, veprimtari, Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër ka shkruar në “Facebook” se Qeveria e ekstremit të majtë – VV-së, duhet të shkojë në opozitë për tri arsye madhore.
Bislimi ka thënë se arsyeja e parë është se qeverisja VV ka qëndrim anti-UÇK, qëndrim mosbashkëpunues me opozitën dhe në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtarë ka degradim të raporteve me aleatët tradicionalë të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Qeveria e ekstremit të majtë VV duhet të shkojë në opozitë për tri arsye madhore
1. Qëndrimi saj anti-UÇK
2. Qëndrimi tij mosbashkëpunues me opozitën (hajvanatin)
3. Marrëdhëniet ndërkombëtarë, degradimi i raporteve me aleatët tradicionalë të Kosovës.
Ardhja e tij në pushtet me vandalizëm, nuk është shembull i mirë për gjeneratat e reja.
Ai nuk është i formuar nga zoti me qenë i politikës, arritjet e Kosovës nuk i ka respektuar, i ka gjuajtur me gurë sikurse shtrigat.
Ju mos gjuani gurë vetëm në mënyrë paqësore, civilizuese me votë largojeni nga skena politike.
Defektet e mëdha të politikës së VV-së e kanë bërë Kosovën shumë agresive në shumë sferat e saj.
Ardhja e tij në Zvicër për të kërkuar lëmoshe për vota tregon që është rast social dhe jo udhëheqës.
Edhe komunist edhe nacionalist nuk shkon, është momenti i fundit mi thanë shko e mos ardhsh kurrë!!!



