Salih Mustafës i ulet dënimi nga 26 në 22 vjet burgim

14 dhjetor 2023 | 10:57

Dhomat e Specializuara në Hagë sot kanë shpallur vendimin e Apelit për rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Paneli i Apelit ka vendosur që Mustafës t’ia ul dënimin nga 26 në 22 vite burgim.

Kryetarja e turpit gjykues bëri të ditur se Paneli i Apelit ka anuluar dënimin me 10 vjet burgim për pikën e parë të aktakuzës “ndalim arbitrar” dhe të njëjtit i cakton dënim me 8 vjet burgim, anulon gjithashtu dënimin prej 22 vjet burgim për pikën tre të aktakuzës “torturës”, dhe të njëjtit i cakton dënim prej 20 vjet burgim.

Apeli gjithashtu anuloi edhe dënimin prej 25 vjet burgim në lidhje me pikën katër të aktakuzës “vrasjes së paligjshme” dhe i cakton dënim prej 22 vjet burgim.

“Anulon vendimin e njehsuar me 26 vjet burgim për z.Mustafa dhe cakton një dënim të njehsuar me 22 vjet burgim duke llogaritur kohën e tij në paraburgim”, tha kryetarja e turpit gjykues.

Ajo tutje shtoi se Mustafa do të mbetet në paraburgim deri në finalizimin e masave për transferimin e tij në shtetin ku do të vuaj dënimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Posta e Kosovës lëshoi në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm…