Salihamidziq: Ndeshja më emocionuese, mezi po e pres përballjen me Cityn

17 mars 2023 | 14:06

Bayern Munchen në çerekfinale do të sfidojë Manchester Cityn për një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mundësia për një ribashkim mes Pep Guardiolës dhe klubit nga Munchen por edhe për Erling Haaland, i cili është përballur shumë herë me “bavarezët” me Borussia Dortmundin.

Një takim që magjeps deri në pikën më të lartë Hasan Salihamidziqin, i cili është i etur të përballet me qytetarët: “Më pëlqen të luaj kundër skuadrave të mira. Lojtarët tanë janë shumë të përqendruar. Është një ndeshje e nivelit të lartë. Janë një kundërshtar i vështirë, më i forti për mendimin tim. Është një tjetër finale, pas Parisit”.

“Ata fituan shumë bindshëm kundër Leipzig. Do të shohim përsëri Pep Guardiolën. Mezi pres të jem atje. Haaland është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Por ne jemi mbrojtur shumë mirë kundër Parisit. Por unë mendoj se City po ecën mirë për momentin. Mendoj se City – Bayern është ndeshja më emocionuese në çerekfinale. Besoj se do të luajmë më mirë kundër skuadrave më të mira. Këto janë momentet kryesore të sezonit për tifozët”, ka shtuar Salihamidziq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka vazhduar kritikat ndaj…