Salihu: Kundër Spanjës luajmë vetëm në ‘Fadil Vokrri’

13 dhjetor 2020 | 20:22

Në fillim të kësaj jave në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Përfaqësuesja e Kosovës bën pjesë në Grupin B së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë, Gjeorgjinë dhe Suedinë. Menjëherë pas shortit ishte Kombëtarja e Spanjës ajo e cila përmes një reagimi nga Ministria e Punëve të Jashtme të saj ngriti dyshime rreth asaj nëse ndeshja do të zhvillohet në Prishtinë për shkak se Spanja ende nuk e ka njohur Kosovës si shtet.

Në lidhje me këtë çështje, në një intervistë për “KosovaPress”, ka folur sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, i cili theksoi se ndeshja ndaj Spanjës, kur Kosova është në rolin e vendasit, do të zhvillohet në Prishtinë, kurse sa i përket asaj që zhvillohet në Spanjë, iu takon atyre të vendosin.

“Ndeshja kundër Spanjës do të zhvillohet në Prishtinë. Për fat të mirë për neve, nuk është vetëm Kosova rast unik. Kemi raste të shumta tani të shtete ndërmjet vete dhe nëse UEFA fillon tani të bëjë politikë selektive atëherë futbolli nuk do të zhvillohej, ndoshta si turnir duhet të bëhet”, ka thënë Salihu. Madje Salihu e ka përjashtuar edhe Shqipërinë si një alternativë e një tereni neutral për zhvillimin e ndeshjes duke thënë se Kosova e ka stadiumin e vet dhe nuk kemi nevojë të luajë diku tjetër. “Nuk kemi nevojë të luajmë në terren neutral, e kemi stadiumin tonë”, ka shtuar Salihu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe një tjetër mjek në Kosovë ka vdekur si pasojë…