Sallahu: Njerëzit janë trashur nga pasuria
01 korrik 2022
| 08:24
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka folur për konfiskimin e pasurisë dhe ka thënë se njerëzit janë trashur për nga pasuria, ndërsa konfiskimi është zvogëluar.
Sallahu në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se arsyeja pse ka kaq pak konfiskime është mosvullneti i prokurorëve të për të adresuar çështje të tilla.
“Ka pasur edhe probleme të mosvullnetit të prokurorëve për të adresuar çështje të tilla, prandaj kemi kaq pak konfiskime. Kemi ngecur me konfiskime. Njerëzit janë trashur për nga pasuria dhe konfiskimi është zvogëluar. Për të përmbysur këtë është themeluar një byro, për të cilën Komisioni i Venecias ka dhënë dritën jeshile”, tha Sallahu.



