Sallat kirurgjike në QKUK nuk janë mbyllur

04 korrik 2020 | 17:48

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka bërë me dije se asnjë nga sallat e operacionit në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale nuk është mbyllur.

“Sipas njoftimeve nga dy klinikat, por edhe nga Klinika Anesteziologjisë me Mjekim Intensiv programi operativ është realizuar sipas planifikimit”.

“Përkundër faktit se anesteziologët janë angazhuar në njësinë intensive të objektit Mjekësisë Sportive, sallat kanë vazhduar të punojnë normalisht, meqë Klinika e Anesteziologjisë ka mbajtur vazhdimisht anestezionin në këto salla”, është thënë në njoftimin e QKUK-së.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Prestreshi, kryetar i Autoritetit Kosovar i Konkurrencës, sot është…