Salloni Automobile ‘Ismaili’ në Wesseling të Gjermanisë ofron vetura të markave të ndryshme për klient

20 shtator 2021 | 22:22

Pronari  i Sallonit të Automobilave “Ismaili”, Nazmi Ismaili me prejardhje nga Shkupi i Hasanbegut të Maqedonisë së Veriut, që nga viti 2003 ka filluar biznesin me shitje dhe blerje të automjeteve në Gjermani, pikërisht në qytetin Wesseling.

Ismaili brenda një kohe të shkurtë ka arritur që biznesin e tij ta rritë dhe të bëj emër të mirë në gjithë rrethinën e këtij qyteti.

Autosallon ‘Ismaili’ në dy pllacet e tij ka vetura dhe marka të ndryshme duke filluar nga Mercedes, Audi si dhe vetura tjera të cilat janë të përballueshme për klientët e tij.

Vlenë të theksohet se në këtë sallon të automobilave, pronari Nazmi Ismaili, bashkëatdhetarëve të tij shqiptar që i ka klient të vet, ua mundëson të blejnë veturat edhe me rata, pa pas nevojë që të marrin kredi për të blerë veturë.

Kjo është një kënaqësi e madhe kur i sheh shqiptarët të cilët përpos gastronomisë, ndërtimtarisë, ata po merren edhe me autosallone dhe biznese tjera fitimprurëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, në Klan Kosova ka folur…