Salma Hayek e lidhur emocionalisht me ushqimin

22 mars 2021 | 11:43

Aktorja e famshme e filmit “Frida”, Salma Hayek, ka thënë se është shumë e rëndësishme për të që të bëjë zgjedhjen e duhur me ushqim pasi është e lidhur emocionalisht me të.

Duke folur për revistën “Hello”, aktorja hollivudiane 54 vjeçare ka thënë se han ushqim edhe kur është e mërzitur, edhe kur është e lumtur edhe kur është duke u relaksuar.

“Për këtë arsye për mua është shumë e rëndësishme që të bëjë zgjedhjen e duhur”, ka thënë aktorja.

Ajo ka shtuar se e bën shumë të lumtur kur konsumon ushqime që i kujtojnë fëmijërinë.

“Jam shumë e lumtur kur mund të shijojë ushqimet që janë përgatitur nga familja ime sepse më kthejnë kujtimet e mira”, ka vazhduar Salma, duke shtuar se beson që të ngrënit është diçka shumë personale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje (LV) ka propozuar për nënkryetare të Kuvendit, Saranda…