Salvadori vendi i parë në botë, që miraton ligjin për Bitcoin-in

09 qershor 2021 | 23:10

Salvadori është vendi i parë në botë, që vendos të pranojë kriptomonedhën tejet të paqëndrueshme si mjet pagese. Presidenti i vendit thotë, se ky është një hap historik.

Së shpejti Bitcoin-i do të jetë mjet i ligjshëm pagese në salvador. Deputetët e paralamentit të vendit në Amerikën Qendrore miratuan të martën ligjin e ri, i cili bën të mundur përdorimin e kriptomonedheës në shumë aspekte të jetës së përditshme. Me anë të këtij ligji Salvadori bëhet vendi i parë në botë, që konsideron pagesat me Bitcoin si të ligjshme. Deri më tani valuta kryesore e vendit është dollari amerikan ($).

Presidenti 39-vjeçar i Salvadorit, i cili hiqet shpesh si kre modern shteti, tha para miratimit, se njohja e Bitcoin-t si mjet pagese do të sillte përfshirje më të madhe financiare, investime, turizëm, inovacion dhe zhvillim ekonomik në Salvador. Ligji parashikon se, çdo shitës që ka mundësitë teknike për ta ofruar si shërbim, duhet të pranojë pagesat me Bitcoin. Me kriptomonedhën mund të paguhen madje edhe taksat.

Ekonomia e Salvadorit mbështetet shumë te transfertat bankare që vijnë nga jashtë vendit. Transfertat e jashtme përbëjnë 22 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas statistikave zyrtare në vitin 2020 transfertat bankare arritën një total prej 5,9 miliarda dollarë./Spiegel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Codex Gigas" (Libri Gjigand), i cili njihet gjerësisht si "Bibla…