Sami Islami zgjedhet kryetar i degës së PDK-së në Francë

12 nëntor 2023 | 17:18

Sami Islami është zgjedhur kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës për Francë.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie njëherit shefi për diasporë i PDK-së, Elmi Reçica, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës për Francë.

Kryetar u zgjodh aktivisti dhe afaristi i shquar, z. Sami Islami.

Në një atmosferë të mrekullueshme, sot, në Paris, bashkë me Nënkryetaren Vlora Çitaku, dhe kolegët deputet Blerta Deliu-Kodra e Rashit Qalaj, morëm pjesë në punimet e Kuvendit Zgjedhor të Degës së PDK-së për Francë, me ç’rast u zgjodhën strukturat drejtuese të degës: Kryetari, Këshilli Drejtues prej 41 anëtarë si dhe Kryesia e Degës bashkë me Nënkryetarët dhe Sekretarët.

Partia Demokratike e Kosovës po organizohet, strukturohet e fuqizohet në Mërgatë sepse mbështetja për të po rritet. E Franca ishte destinacioni ynë i radhës.

Organizimi ynë në mërgatë përveç që i bënë bashkë qytetarët dhe krijon kohezion shoqëror, është në shërbim të avancimit të rolit të tyre brenda e jashtë kufijve të Kosovës.

Përgëzoj dhe uroj të gjithë aktivistët e partisë në shtetin e Francës të cilët me punën e tyre mundësuan një organizimin të tillë fantastik.

Nga sot, nuk përfundon por po fillon një mision shumë patriotik e fisnik: misioni për ta bërë Partinë Demokratike të Kosovës subjektin më të madh politik të shqiptarëve në Francë, dhe ky mision është edhe për ta bërë PDK-në subjektin e parë në Mërgatë dhe në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka arritur të marrë një fitore me shumë peshë…