Sami Lushtaku i jep mbështetje Besim Hoxhës: Diaspora duhet të ketë zë të fuqishëm në Kuvend

01 qershor 2026 | 19:50

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, afaristi Besim Hoxha, i cili garon me numrin 77 në listën zgjedhore të kësaj partie, ka marrë mbështetjen e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Gjatë takimit me Lushtakun, Hoxha ka shpalosur arsyet që e kanë shtyrë të kandidojë në këto zgjedhje si përfaqësues i diasporës. Ai ka theksuar se dëshiron që dijen dhe përvojën e fituar gjatë viteve të jetesës dhe veprimtarisë së tij në Zvicër t’i sjellë në Kosovë, duke kontribuar në zhvillimin e vendit.

Po ashtu, Hoxha ka bërë të ditur se synon të jetë një zë i fuqishëm i diasporës në Kuvendin e Kosovës, duke përfaqësuar interesat dhe shqetësimet e bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit.

Nga ana tjetër, Sami Lushtaku i ka uruar Hoxhës sukses në garën zgjedhore, duke i premtuar mbështetje dhe duke vlerësuar angazhimin e figurave të reja në politikë, siç është edhe kandidati Besim Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet…