Sami Lushtaku kërkon nga politikanët e Shqipërisë të jenë më afër Kosovës

15 nëntor 2020 | 14:55

Nënkryetari i PDK-së dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka kërkuar nga politikanët e Shqipërisë t’i lënë marrëzirat për akuzat për krimet e luftës.

Ai ka thënë se asnjë politikan shqiptar nuk ka ardhur në Kosovë për të qenë afër shqiptarëve të Kosovës në kohën kur Gjykata Speciale ka arrestuar figurat kryesore të UÇK-së.

I ftuar në “ABC” për të folur rreth luftës çlirimtare në Kosovë dhe gjykatës së Hagës, Sami Lushtaku, ish-komandant i UÇK-së ka komentuar edhe akuzat që janë bërë në Shqipëri në drejtim të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lushtaku ka thënë se politikanët shqiptarë duhet t’i lënë pas ato që ai i quajti marrëzira dhe të jenë më aktiv dhe më pranë Kosovës në këtë kohë.

“Unë mendoj që politikanët shqiptarë duhet t’i lënë këto marrëzira dhe të jenë më aktivë dhe më afër nesh në Kosovë. Deri më tani asnjë politikan nuk ka ardhur në Kosovë që ta bashkëndjejë këtë që i ka ndodhur kryetarit të shtetit… Kam prit që një pjesë e institucioneve të qeverisë së Shqipërisë të vijnë në Kosovë, të takohet me ne, dhe deri më tani nuk ka ndodhur. Desha me falënderuar, Ervin Salijanin që ishte në Kosovë, e kam prit unë, kemi shkuar tek varrezat e dëshmorëve”, ka thënë Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bastoret botërore po e favorizojnë Slloveninë kundër Kosovës, në përballjen…