Samir Zekiqi rikthehet te KB Peja (video)

06 dhjetor 2022 | 20:35

Samir Zekiqi është rikthyer te KB Peja. Klubi pejan njoftoi këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me basketbollistin mitrovicas. Rikthimi i Zekiqit në “Karagaç” vije vetëm pak ditë pasi ai shkëputi kontratën me Trepçën.

KB Peja nënshkruan me Samir Zekiqin. Ju njoftojmë se KB Peja ka arritur marrëveshje me lojtarin e Kombëtares së Kosovës, Samir Zekiqin. Samiri, i cili së fundi ishte pjesë e KB Trepçës, do na bashkohet nga afati dimëror dhe do jetë ndihmesë e madhe për trajnerin në sezonin pranverore. Mirë se vjen Samir!”, thuhet në njoftimin e skuadrës pejane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëra nga viktimat që ka…