Samiti i Tiranës, Rama: Mendojnë se duhet të isha shkarkuar se nuk ia dola të bashkoja Shqipërinë me BE shumë kohë më parë

16 maj 2025 | 13:40

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar fushatën elekotrale dhe rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

“Mbërritja juaj vijon një fushatë zgjedhore ku Evropa ka qenë më e pranishme se kurrë. Jo si një çështje që krijon ndasi, por një deklaratë e përbashkët identiteti, jo si një listë politikash por si një përgjërim i thellë për përkatësi, si një fat i bashkëndarë. Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendruar tek këto fjalë, Europë, identiteti përkatësi. Fitoi më shumë se 52% të votave. Për mikun tim të dashur këtu Kirs, ishte një rezultat i ngjashëm me referendumin e Brex, por me role të përmbysura. 52% për ne për të mbetur, apo në rastin tonë për tu bashkuar. 48% i mbetur i votuesve nuk janë euroskeptikë, por eurooptimistë të painformuar që mendojnë që duhet ë isha shkarkuar meqë nuk ia dola kohë më parë të kisha bashkua Shqipërinë me BE-në”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata “Punëtori” e kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar…