Samsung Bespoke, frigoriferi që i përshtatet çdo stili jetese vjen me një ofertë verore

22 qershor 2022 | 11:20

Të zgjedhësh pajisjet e duhura elektroshtëpiake shpeshherë mund të jetë sfiduese. Është thelbësore të gjesh balancën e përsosur midis funksionalitetit dhe estetikës. Deri më tani, shumica prej nesh kanë zgjedhur dekorin e kuzhinës duke ju përshtatur modelit dhe ngjyrës së një pajisjeje elektroshtëpiake.

Por kjo ka ndryshuar falë pajisjeve si frigoriferi Samsung Bespoke. Ekonomik, i fuqishëm, me sistem ftohje të përmirësuar dhe me një larmi ngjyrash, ju mund të bëni zgjedhjen që i përshtatet më shumë stilit tuaj. Samsung ka përgatitur dhe një ofertë shumë speciale që ofron deri në 30% zbritje kur blini një nga pajisjet e zgjedhura.

Një ndryshim në modelin e frigoriferit

Frigoriferët e rinj Bespoke dallohen me Flex design inovator dhe minimlist, me doreza të futura. Për të ndryshuar pamjen e dyerve, Bespoke vjen në një larmishmëri materialesh dhe ngjyrash si: e zezë, e argjendtë, lejla, e bardhë, etj. Çfarëdo ngjyre që ju pëlqen, mund të zgjidhni një dizajn që i përshtatet jo vetëm kuzhinës tuaj, por edhe juve. Nëse ndryshoni mendje? Nuk ka problem – mund ta ndryshoni lehtësisht ngjyrën e panelit më vonë pa qenë e nevojshme të blini një frigorifer të ri! Mund të jeni të sigurt se do të kënaqeni edhe më shumë duke gatuar dhe se kuzhina juaj do të rrezatojë me një stil të paharrueshëm.

Kombinimi ideal mes stilit dhe funksionalitetit

Falë teknologjive të avancuara të ruajtjes së ushqimit, me Samsung Bespoke ju nuk cënoni as funksionalitetin që është shumë i rëndësishëm sidomos në kuzhinë.  Frigoriferët Bespoke do ta bëjnë më të lehtë përgatitjen e vakteve dhe ushqimi juaj do të qëndrojë i freskët falë sistemit All Around Cooling që ftoh çdo ndarje në mënyrë të njëtrajtshme. Ai kontrollon vazhdimisht temperaturën dhe qarkullon ajrin e ftohtë përmes vrimave të ajrimit të vendosura në vende strategjike. Kështu që ushqimi mbahet në temperaturën optimale dhe qëndron më i freskët për më gjatë. Për më tepër, teknologjia No Frost përmirëson qarkullimin e ajrit për të ruajtur një temperaturë konstante e cila parandalon akumulimin e akullit. Për ta bërë më të lehtë organizimin e ushqimit tuaj, ky frigorifer ka sirtarë fleksibël me të cilët mund të rregulloni hapësirën e brendshme sipas dëshirës tuaj.

Gjithashtu,  falë teknologjisë Digital Inverter frigoriferi Samsung Bespoke nuk ka zhurma shqetësuese dhe është në përputhje me rregulloret e reja të energjisë duke ju ndihmuar të kurseni energji.

Oferta verore

Me frigoriferin Samsung Bespoke do të shijoni pije dhe ushqime të freskëta gjatë gjithë verës dhe tani mund të përfitoni deri në 30% ulje duke zgjidhur kombinimin tuaj. Promocioni zgjat deri më 10 korrik 2022 dhe për më shumë informacion vizitoni, linkun.

Samsung ju ofron dhe 5 vjet garanci (2 vjet garanci fabrike + 3 vjet garanci Samsung). Për të fituar të drejtën e garancisë specifike prej 3 vitesh të Samsung, duhet të regjistroheni në faqen e internetit samsung5vitegaranci.al jo më vonë se 30 ditë nga data e blerjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rezolutë e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës…