S’kalon rezoluta e propozuar nga AAK-ja për sigurinë

22 qershor 2022 | 11:14

Një rezolutë e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për çështjet që lidhen me sigurinë e vendit s’ka gjetur përkrahje nga deputetët e Kuvendit.

75 deputetë kanë marrë pjesë në votim, prej tyre 25 kanë qenë pro dhe 50 kanë abstenuar.

Debati për këtë rezolutë është bërë në një nga seancat e mëparshme të Kuvendit.

Kjo është rezoluta që ka propozuar AAK-ja:

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta ketë prioritet të parë çështjet që ndërlidhen me siguri

Të miratohet dhe procesohet sa më shpejt në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Kosovës

Ruajtja e Partneritetit Strategjik me ShBA në raport me forcimin e FSK-së

Njëkohësisht, sigurimi i të gjitha kushteve logjistike dhe armatimi i kësaj ushtrie me mjetet moderne;

Mbështetja e plotë për Fondin e Sigurisë

Krijimi i tri kushteve normale për policët:

Pagë të dinjitetshme  – miratimi i Ligjit të pagave

Sigurimi shëndetësor për policët e Kosovës

Procedimi i Ligjit për pensionim të parakohshëm

Mbështetja e vazhdueshme për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka folur për…