Deliu kritikon LV-në pas votimit kundër rezolutës për mungesën e barnave onkologjike

26 nëntor 2026 | 11:22

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën që kërkonte furnizim të rregullt me barna për pacientët me kancer.

Deliu i ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se një ditë më parë kishin folur për sukseset në shëndetësi, ndërsa sot kanë votuar kundër rezolutës.

“Dje na folën për sukseset në shëndetësi. Sot votuan kundër një rezolute që kërkonte furnizim të rregullt me barna për pacientët me kancer. Kërkuam që pacientëve të mos u ndërpriten terapitë, që të shqyrtohet rimbursimi i atyre që i kanë blerë barnat me paratë e tyre dhe që institucionet të japin përgjegjësi për mungesat. Vetëvendosje votoi kundër. Si ua shpjegojnë këtë votë familjeve që po përballen edhe me sëmundjen, edhe me pamundësinë financiare për ta trajtuar atë?”, ka shkruar Deliu.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka…