Bajrami: Propaganda e Kurtit dhe e vërteta për punësimin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se në Kosovë, rreth 74% e grave dhe 40% e burrave në moshë pune janë jashtë tregut të punës.
“Kjo do të thotë se nuk janë të punësuar dhe nuk po kërkojnë aktivisht punë. Sipas Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 (faqja 86), në tremujorin e tretë të vitit 2025, 33,4% e të rinjve në Kosovë nuk ishin as në punë, as në shkollim, as në trajnim. Shihni edhe tabelën me të dhënat e Trustit. Aty shihet, për secilin vit, sa persona kanë paguar kontribute pensionale për të 12 muajt e vitit. Prej vitit 2021 deri në vitin 2025 në Kosova janë shtuar 41 754 vende pune, që janë dukshëm me pak se në pesëvjeçarin paraprak”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.
Ajo ka shtuar se: “Po flasim për punësim të qëndrueshëm, persona që paguajnë 12 muaj kontribute në TRUST. Kaq sa i përket punësimit”.



