Përdorimi i buxhetit për përfitim zgjedhor nga pushteti, IKD-së i konfirmohen 10 mijë nënshkrimet për ndryshimin e Kodit Penal
26 nëntor 2026
| 11:31
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se nisma legjislative qytetare e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) i ka përmbushur kushtet ligjore, duke siguruar së paku 10 mijë nënshkrime.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, i cili ka njoftuar se nisma tashmë i është përcjellë Qeverisë për dhënien e mendimit ligjor.
Pas përfundimit të kësaj faze, nisma do të procedohet në Kuvendin e Kosovës.



