“Samsung” pranon problemet e “Galaxy S10”

18 tetor 2019 | 11:55

Kompania “Samsung” ka pranuar se telefonat “Galaxy S10” kanë probleme me skanerin e shenjave të gishtërinjve dhe atë mund ta hapi kushdo.

Kur u prezantua në fillim, “Samsung” e quajti sistemin e vërtetimit të gjurmëve të gishtërinjve si “revolucionar”.

Një grua kishte vendosur shenjat e gishtërinjve në celular dhe më pas e kishte provuar me gishtin e dorës tjetër dhe celulari ishte hapur.

Më pas ajo kishte thirrur edhe bashkëshortin për ta provuar dhe sërish ishte hapur.
Kompania reagoi duke u shprehur se do ta zgjidhte problemin me anë të një aplikacioni, por edhe pas aplikacionit situata ishte e njëjtë.

Përdoruesve të “Galaxy S10” u kërkohet që të fikin opsionin e njohjes së gishtërinjve deri sa të rregullohet problemi, pasi celulari i tyre nuk është i sigurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia braziliane ka qëlluar për vdekje tre grabitës të armatosur…