Tentuan të grabisnin aeroportin, vriten 3 persona nga policia

18 tetor 11:44

Policia braziliane ka qëlluar për vdekje tre grabitës të armatosur të cilët hynë në një terminal aeroporti dhe u larguan së bashku më një shumë parash.

Ata u bllokuan në një autostradë nga policia dhe rojet e sigurisë ku pati shkëmbim zjarri.

Policia tha se dy nga burrat u vranë ndërsa iknin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Viracopos në qytetin Campinas, afër Sao Paulo, ndërsa i treti u fut në një shtëpi dhe mori një peng para se të qëllohej nga një snajper.

Shumë persona të përfshirë në këtë grabitje janë arratisur pasi po prisnin për ngarkesën që nuk erdhi kurrë dhe policia i ka shpallur në kërkim.

Ky është rasti i dytë brenda vitit që aeroportet bien pre e grabitësve në Brazil, pasi burra të armatosur hynë në aeroportin Guarulhos, më i madhi i vendit, në korrik dhe vodhën arë me vlerë 40 milion dollarë.

Dy roje të sigurisë private dhe një oficer policie mbetën të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit.

Policia nuk ka thënë se sa para u vodhën gjatë bastisjes.

Policia u përpoq të negociojë me burrin i cili mor një peng para se ai të vendoste një armë në kokën e gruas, duke bërë që një snajper ta qëllonte dhe ta vriste.

Guvernatori i Sao Paulo, Joao Doria, uroi oficerët që morën pjesë në ndjekje dhe tha që të vrarët “janë aty ku meritojnë të jenë.”

“Kriminelët kanë vdekur dhe të pafajshmit janë të gjallë,” ka deklaruar Doria para gazetarëve dhe oficerëve të policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Lëvizjet në administratën amerikane e veçanërisht në…