Ravijëzimi i çështjes së Kosovës në gjeopolitikën botërore

18 tetor 2019 | 11:34

Shkruan: Hisen Berisha

Lëvizjet në administratën amerikane e veçanërisht në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, involvojnë Rusinë dhe atë jo si një aktor dytësorë i cili miraton vendimet në këtë çështje por si fuçia e cila planifikon rikthimin e territoreve të humbura gjatë periudhës së ç’thurjes së Bashkimit Sovjetik në gadishullin Ballkanik.

Armatosja e Turqisë me sistemin raketore, S400 dhe Serbisë me sistemin S200 për mendimin tim, fletë se ka rrezik që kjo pjesë të shndërrohet në “Sirinë ballkanike” ku lufta dhe shkatërrimi do të zgjasin me dekada.

Jo vetëm stacionimi i sistemeve raketore ruse por edhe çrregullimi i sistemit politik e social në Shqipëri, Kosovë, Bosnje do të krijojnë faktorin e dytë i cili paraprakisht këto shtete do t’i zbrazë nga popullsia, në mënyrë që fondet shtetërore ruse të jenë sa më të lira për ushtrinë dhe që lufta e përmasave të tilla të mos shkaktojë shumë viktima në civilë, gjë të cilën propaganda kishte me e shfrytëzua kundër ”përkujdesjes ruse” për popujt e Ballkanit.

Në anën tjetër FN dhe Lehtësuesit, si duket po kalkulojnë një proces nëpërmes të cilit do ta përdorin çështjen e Kosovës dhe përmes “lëshimeve” në Kosovë në favor të Serbisë, të tërheqin Serbinë në NATO.

Roli i Gjermanëve dhe Francezëve cili do të jetë?

Kush ka me qenë në variantin e parë shteti i trete e kush në variantin e dytë? Kjo është njëra pyetje dhe kuptohet që nuk është pyetja esenciale sepse deri sot në fushë mungon Mbretëria e bashkuar.

Shikuar nga përmasat se ku po shtrihet konflikti ruso- amerikan për Ballkanin, po bëhet konflikti i përmasave globale, prandaj asnjë konflikt në botë deri sot nuk është zgjidhur pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të britanikëve.

Kjo situatë ku sot gjendët Mbretëria e Bashkuar favorizon ruset dhe ndërhyrja mund të jetë e menjëhershme. Në rast se pozita e dobët e britanikëve favorizon rusët atëherë bisedat dhe tentimet kanë me shkua edhe për shume vite pa rezultate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një konflikt i ashpër ka shpërthyer në veri të Meksikës,…