Samsung shfaq modelin e ri të “Galaxy J2”

04 janar 2018 | 16:52

Samsung Galaxy “J2”, (2018) nuk është zyrtar në kuptimin tradicional të fjalës, por shfaqja për të është në faqen e “Samsung”, të kompletuar me disa imazhe të telefonit.

Faqja duket se fokusohet në mbështjellës dhe jo në specifika të telefonit, por mediat e huaja online kanë informacione nga rrjedhjet më të hershme.

Edicioni 2018 i “J2” do të vijë së paku në ngjyrë të zezë dhe ari, të cilat mund të ndryshosh me kopertina të ndryshme.

Në aspektin e specifikave, pritet një ekran 5 “SuperAMOLED (540 x 960px) dhe një procesor të nivelit “Snapdragon” 425 (i kombinuar me Android 7.1 Nougat).
Departamenti i kamerës është modest, “8MP” në anën e pasme, “5MP” në pjesën e përparme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka emëruar ish-deputetin Burim Ramadani…