Sanchezi dëshiron transferimin në PSG

26 tetor 2018 | 18:23

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez, raportohet se me çdo kusht dëshiron transferimin te Paris Saint-Germaini.

Kiliani që u transferua tek Unitedi nga Arsenali në muajin janar ka realizuar vetëm katër gola në 26 paraqitje për “Djajtë e Kuq”. 29-vjeçari në ndeshjet e fundit nuk është ftuar në formacion dhe, sipas gazetës britanike, “The Mirror” ai është duke kërkuar një largim nga “Old Traffordi” gjatë muajit janar të vitit 2019.

PSG-ja ka shprehur interesim për të dhe Sanchezi është i vendosur të kalojë te kampioni francez që do të mund ta financonte pagën javore prej 500 mijë funteve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka vlerësuar se hapja e…