Sancho edhe zyrtarisht te Unitedi

23 korrik 2021 | 15:16

Marrin fund burokracitë, Jadon Sancho është lojtari më i ri i Manchester United.

Image

Pas shumë kohësh pritje, më në fund ka ardhur dhe zyrtarizimi i transferimit të 21-vjeçarit drejt ‘’djajve të kuq’’. Sancho ka firmosur për pesë vite me Unitedin dhe do të fitojë shumën stratosferike të 18 milionë paunda në vit, çka i bie rreth 375 mijë paund në javë.

Shifra të frikshme këto për një lojtar të ri, por sulmuesi anglez cilësohet si një prej talenteve më të mëdha në futboll. Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Manchester United në “Twitter” duke i uruar mirëseardhjen Sanchos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me…